Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka aksidentuar një këmbësor.

Mësohet se 32-vjeçari ka përplasur këmbësorin 42-vjeçar në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë ndërkohë që po i jepte makinës në gjendje të dehur. I aksidentuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 32 vjeç banues në Tapizë, pasi më datë 02.02.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale B. D., 42 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al