Një person është vënë në pranga nga policia, pasi mbrëmjen e së enjtes (7 Mars) ka aksidentuar për vdekje 53- vjeçarin me inicialet N.N, banues në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje – Fier. Drejtuesi me inicalet B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë ka qenë duke drejtuar mjetin kamion tip “Iveko” kur  ka aksidentuari  53- vjeçarin, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë, i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”./tvklan.al