Një 15-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë. Sipas asaj që njofton policia, i mituri dyshohet se ditën e sotme në Yrshek, duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar për vdekje 82-vjeçarin S. V. , i cili po lëvizte me biçikletë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
/tvklan.al