Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 65-vjeçareje ndodhi gjatë mëngjesit të kësaj të enjteje në Fushë Krujë.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar shoferin e makinës që shkaktoi aksidentin. Bëhet fjalë për një 16-vjeçar.

“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Krujë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, i cili është një shtetas 16 vjeç, banues në Krujë. 

Në vijim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, u bë arrestimi i 16-vjeçarit, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.