Një person ka humbur jetën ditën e sotme pasi u përplas për vdekje nga një automjet tip “Toyota” në Fier.

I moshuari, 92 vjeç, u aksidentua rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Fier-Levan”. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Fierit, por nuk mundi të shpëtojë. Si pasojë e plagëve ndërroi jetë disa orë më pas.

Policia e Fierit ka arrestuar shoferin e makinës, i cili është një 56-vjeçar i identifikuar me inicialet P. L., banues në Fier. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al