Policia e Kavajës ka arrestuar mbrëmjen e së premtes autorin e aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit Ç.B., të ndodhur më 12 Shkurt në qendër të qytetit të Kavajës.

Në pranga ka rënë 46- vjeçari me inicialet A. Xh., banues në Kavajë.

46- vjeçari më datë 12 shkurt 2019, në qendër të qytetit të Kavajës ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçiklistin Ç. B., 27 vjeç dhe pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

/tvklan.al