Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Policia në një njoftim paraprak bëri me dije se një i moshuar ka mbetur i plagosur, si pasojë e përplasjes nga një makinë që drejtohej nga një 21-vjeçar.

Por autoritetet sqarojnë se D. Gj., 62 vjeç si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.

 Ndërkohë është arrestuar në flagrancë A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj, i cili akuzohet se ka shkaktuar aksidentin me vdekje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al