Prokuroria Themelore e Pejës në Kosovë bashkë me policinë është duke kryer një aksion anti-drogë në zonën e Dukagjinit.

Nga bastisja e 10 lokacioneve janë arrestuar shtatë persona.

Këtë për Klankosova e konfirmoi prokurori, Ersan Qavolli, i cili tha se deri tani është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve dhe armëve.

“Aksioni është duke u zhvilluar në zonën e Gjakovës dhe Deçanit. Deri tani janë bastisur 10 lokacione dhe janë arrestuar shtatë persona. Po ashtu deri tani është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve dhe janë sekuestruar disa armë. Aksioni është duke vazhduar”, tha Qavolli.  /klankosova