Aksion blic i policisë në Vlorë

Shoqërohet një persona dhe sekuestrohen 50 kg kanabis

Forca të shumta të policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një aksion në qytet. Burime të policisë sqarojnë se operacioni po bëhet për drogë dhe armë.

Blutë kanë ushtruar kontrolle në lagjen “Partizani”, pranë spitalit të Vlorës dhe deri tani kanë shoqëruar një person.

Të njëjtat burime  kanë bërë me dije se janë sekuestruara 50 kg kanabis, në një banesë tre katëshe. Pritet që policia në orët në vijim të dalë me një informacion zyrtar rreth aksionit blic të kryer në qytetin bregdetar.

Tv Klan

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*