Në një aksion policor të organizuar nga policia financiare në bashkëpunim me MPB-në, forca të njësive speciale në fshatin Luboten të Shkupit kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme duhani.

Banorët e mbledhur në fshatin Luboten, 20 kilometra nga Shkupi, të shqetësuar nga prania e policisë reaguan ashpër. Koordoni i policisë i ka zgjuar që në 05:00 të mëngjesit.

Policia financiare aksion të ngjashëm sot ka zhvilluar edhe në fshatrat Haraçinë, Vizbeg dhe vende të tjera. Policia financiare aksionin e ka kryer në bazë të dyshimeve, se banorët në shtëpitë e të cilëve është kryer bastisja, kanë bërë kontrabandë të mallrave të akcizës dhe kanë bërë mashtrime të doganave.

Tv Klan