Aksion kundër mafias shqiptare në Gjermani

Foto e botuar nga gazeta gjermane "Bild"

Aksion kundër mafias shqiptare në Gjermani

18:55 10/09/2019

Forcat speciale të policisë gjermane kanë kryer një aksion në orët e para të mëngjesit të së martës me synim për të goditur krimin e organizuar. Gazeta gjermane “Bild” shkruan se aksioni u zhvillua në qytetin Oberhausen, ku u arrestuan anëtarë të mafias shqiptare të trafikut të drogës.

Forcat speciale, të cilat kishin siguruar mandatin nga gjykata për kontrollet, hynë dhunshëm nëpër apartamente, duke shembur dyert përmes sharrave elektrike.

Sipas medias gjermane, 8 persona janë vënë në pranga dhe pritet që të dalin para gjykatës ditët në vijim. Ndërkohë, shumë persona të tjerë janë shpallur në kërkim ndaj të cilëve janë prerë urdhër-arreste.

Autoritetet gjermane nuk kanë bërë me dije identitetet e të arrestuarve. Në banesat ku u kryen kontrolle, u zbulua edhe lëndë narkotike me ndihmën e qenve antidrogë. Më shumë se 3 kilogramë drogë u sekuestruan.

Hetimet e policisë gjermane po vazhdojnë për të goditur aktivitetin kriminal të mafias shqiptare. Grupi hetimor vazhdon punën për të dokumentuar lidhjen e të arrestuarve me disa ngjarje kriminale të ndodhura ditët e fundit në qytetin Oberhausen. /tvklan.al

Të ngjashme