Aksion në Marsejë, vullnetarët pastrojnë plazhet


Aksion në Marsejë, vullnetarët pastrojnë plazhet

22:13 03/08/2021

Ata kanë arritur të grumbullojnë 1 ton mbeturina në ditë

Teksa sezoni  turistik po arrin kulmin për shumë vende evropiane një fenomen jo pak i zakontë në Francë, një nga më të frekuentuarit aktualisht për shumë turistë të huaj, janë edhe plazhet e mbushura me mbeturina të cilat pengojnë pushuesit.

Papastërtia mbetet një nga ankesat kryesore të pushuesve në plazhet e Marsejës që tashmë kanë mbushur bregdetin francez.

Bishtat e cigareve, shishet plastike dhe të birrave janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm dhe një ndotje serioze për plazhet. Vullnetarë nga disa organizata që veprojnë atje kanë ndërmarrë një fushatë pastrimi, ku ata kanë arritur të mbledhin deri në një ton mbeturina në ditë.

Disa shoqata në Francë kanë nxitur nxënësit e shkollave të mbledhin mbeturina në kuadër të edukimit të të vegjëlve. Në të gjithë Francën, këto ngjarje po rriten dita-ditës ndërsa turizmi po bashkëjeton me mbeturinat në plazhet e Marsejës. Po përveç pakënaqësisë që shkaktohet në radhët e turistëve, promovimi i pastrimeve të rregullta ndihmon edhe në ruajtjen e gjallesave ujore.

Problemi i ndotjes së plazheve të caktuara në Francë mund të shpjegohet në veçanti nga prania e pushuesve që festojnë gjatë natës dhe i harrojnë mbeturinat në det. 

Klan News






Të ngjashme