Brenda një afati kohor prej tre ditësh pikat e paligjshme të tregtisë së gazit, do të mbyllen nëse nuk plotësojnë dokumentacionin e posaçëm për vazhdimin e biznesit. Lajmin e dha sot në një konferencë për shtyp zv.Ministri i Ekonomisë, Alibali, duke shtuar se operacioni do të shtrihet dhe në qytetet të tjera.

Neritan Alibali: “Situata siç thash është shumë e vështirë. Ka pasur një bum krijimi pikash, të këtyre pikave ilegale. Janë shumë pranë zonave të banuara. Kërcënojnë në çdo mezonet jetën e njerëzve, ka qenë shumë e vështirë për t’i identifikuar grupet në terren kanë punuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ka ardhur momenti i marrjes së këtyre masave, konfiskimit aty ku duhet të konfiskohet dhe bllokimit aty ku duhet bllokuar.”

Aksioni për bllokimin e pikave të tregtisë së gazit do të bëhet dhe në disa karburante për automjetet të cilat janë pranë zonave të banuara./tvklan.al