Policia e Tiranës ka goditur të armëmbajtjes pa leje dhe katër raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të uniformave blu në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit në Territor”, u kapën dhe arrestuan në flagrancë:

– Premtim Qendro, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 61 gramë lëndë e dyshuar Kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa dhe një thikë.

– Baftjar Selimi, 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Pitall, në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe bllokua 2 kg e 147 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Ferit Xhani, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Pjetër Budi”, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 16 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Gerli Prifti, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Pandi Dardha” iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Juljan Shullazi, 27 vjeç, banues në Vorë, pasi në Fushë-Prezë gjatë kontrollit të ushtruar të mjetit tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Iu bllokua dhe mjeti në cilësinë e provës materiale.

Si dhe u shpall në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, A. H. 39 vjeç, banues në Kamëz, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik dhe një krehër me sasi fishekësh.

Forca e Ligjit në Territor do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. /

tvklan.al