Aksioni anti-informalitet, mbyllet Havana në Dhërmi

Aksioni anti-informalitet, mbyllet Havana në Dhërmi

10:40 09/08/2019

Rama: Keqardhje e vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane

Aksioni anti-informalitet ka bërë që Havana, një prej vendeve më të frekuentuara në jug të vendit të mbyllet, pasi nuk ka respektuar ligjin duke mos lëshuar kupon tatimor. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook ku ka publikuar fotot e biznesit të bllokuar. Kreu i qeverisë shkruan se ndjen keqardhje, se si ka mundësi që një biznes i madh të abuzojë me ligjin.  

Njoftimi : Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane😢

Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën🤭 
Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT

ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë 🤜nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit👊 ./tvklan.al

Të ngjashme
UKT