Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pas thirrjes së drejtorit të policisë ndërtimore Havari, lokalet e mëdha filluan të prishen tek Parku Rinia. Sot ishte parashikuar të ndërhynte ushtria, por aksioni ka vazhduar ende me fadromën deri në sheshimin total të sipërfaqes së mbushur me lokale. Nesër priten 40 makina ushtrie, që do të heqin mbeturinat inerte. Ndërsa bashkia me punëtorët e saj do të ndihmojë këtë aksion me heqjen e pemëve të dëmtuara dhe mbjelljen me drurë të rinj.

Nga nesër dy autobotë, pajisje të bashkisë, do të lajnë rrotat e makinave që dalin prej këtej, në mënyrë që të mos ndoten rrugët. Ky aksion ka edhe spektatorë, që shohin si po shkatërrohen lokalet e atyre që u pasuruan këtu, pavarësisht se do të mbeten pa kafene./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti