Aksioni i guximshëm i agjentëve të Rojes Bregdetare Amerikane për të ndalur trafikun e drogës, ka bërë që Presidenti Donald Trump mos kursejë lëvdatat.

Një nëndetëse që po trafikonte një ngarkesë të konsiderueshme me kokainë është zbuluat nga agjentët kufitarë. Këta të fundit afrohen me skafe dhe hidhen mbi nëndetësen në lëvizje gjysmë të zhytur.

Nëndetësja ishte gjurmuar fillimisht nga një avion i mbikëqyrjes së Rojes Bregdetare. Më pas u desh ndërhyrja nga deti i agjentëve.

I impresionuar nga aksioni, Presidenti Trump shkroi në Twitter: “A mund ta besoni këtë formë trimërie? Sekuestrohet ngarkesë e madhe droge”. Në bordin e nëndetëses u sekuestruan 7 ton kokainë dhe 423 kilogramë marijuanë. /tvklan.al