Një pemë për të përkujtuar të afërmit që nuk jetojnë më. Kësaj nisme të Bashkisë, të kthyer në tendencë vitet e fundit, i janë bashkuar tashmë edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak.

“Ka njerëz që investohen në varre milionëshe, në mermer, në llaç, në tulla, në gardhe, në shtesa qoftë edhe në Tufinë, edhe në Sharrë. Ka disa njerëz të tjerë që e bëjnë me dinjitet, e kujtojnë të dashurin e tyre, të afërmin e tyre duke mbjellë një pemë, që do të jetojë në përjetësi, një pemë që do të jetë këtu për nipëra dhe për mbesa, që do ju kujtojë gjyshin e tyre, por mbi të gjitha do t’u kujtojë atyre që të gjithë kemi hedhur rrënjë në këtë qytet”.

Sëbashku me Bashkinë e Tiranës, qytetarë të ndryshëm mbollën disa pemë të tjera në parkun e madh të Liqenit.

Tv Klan