Klosi: Fundi i muajit Qershor do ta gjej vendin më të pastër, vëmendja më e madhe në zonat turistike

Aksioni i pastrimit është shtrirë në qarkun e Beratit. Pjesëmarrës kanë qenë punonjës të shume institucioneve por edhe shumë qytetarë. Ministri i Turizmit dhe i mjedisit Blendi Klosi tha aksioni do të shtrihet në të 12 qarqet e vendit.

“Në 12 qarqet e vendit po organizohen aksione pastrimi jatë muajit Qershor.

Klosi u ka bërë thirrje drejtuesve  të pushtetit vendor që të kenë bëjnë kujdes  me venddepozitimin e mbetjeve.

“Sidomos nga njësitë e vogla, që vijojnë që venddepozitime të kenë shtretërit e lumenjve. Ndaj institucionet duhet ta dënojnë këtë paligjshmëri”.

Kjo fushatë do të vijoje deri në fund të muajit qershor, në mënyrë që piku i sezonit veror ta gjej vendin më të pastër.

Klan News