Në Kryesinë e Kuvendit pritet të ketë një axhendë të ngjeshur sa i përket komisioneve parlamentare. Sot pritet që të zhvillojnë punimet 7 komisione parlamentare, 4 prej tyre në formën online.

Pritet që opozita të nisë aksionin e saj në komisionin për çështjet ligjore, që njëkohësisht është komisioni i parë për sot që do të zhvillojë punimet me praninë fizike të deputetëve.

Përveç projektligjit për buxhetin, aty do të ketë disa dëgjesa me institucionet e drejtësisë. Edhe komisionet e tjera kanë në shqyrtim projektbuxhetin e vitit 2024.


Deputetët e PD-së që nuk kanë një masë disiplinore ndaj tyre pritet të jenë të pranishëm dhe pritet që siç kanë bërë më parë të ndalojnë punime e komisioneve parlamentare.

Parashikohet që çdo deputet që pengon punimet në sallën e parlamentit, apo komisionet parlamentare mund të marrin masë parlamentare.

Megjithatë deri më tani nuk ka informacione që PS-ja të ketë kërkuar masë disiplinore për disa nga deputetët që dje kaluan kangjellat dhe hynë në Kryesi nga dritarja./tvklan.al