Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 20 drejtues mjetesh dhe ka pezulluar 219 leje drejtimi.

Përgjatë kësaj javës, Policia pas monitorimeve të bëra ka arrestuar në kushtet e flagrancës 20 shtetas, nga të cilët 14 në gjendje të dehur, 5 të papajisur me leje drejtimi, 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe 17 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, po për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po ashtu janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 63 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 119 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 37 për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe janë testuar për alkool 1 646 drejtues mjetesh.

76 drejtues mjetesh janë proceduar për shkelje të semaforit, 229 të tjerë për përdorimin e aparatit celular, ndërsa 216 drejtues janë proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë. /Tvklan.al