Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Atë që se ka bërë dogana në pikat hyrëse të saj, e nisi drejtoria tatimore në bashkëpunim me doganën dhe policinë e rendit. Në tregun Çam, policia tatimore ka sekuestruar lëndët plasëse, si fishekzjarrë që tregtohen gjatë fundvitit. Është verifikuar gjithçka mbi rregulloren e importit, magazinimit, ruajtjes, përdorimit e tregtimit të lëndëve plasëse.

Kontrolli dhe sekuestrimi është ushtruar në ato subjekte të pa licencuara. Në të gjitha pikat është parë reklamimi i përdorimit të tyre në ambientet publike, si dhe mosha e personave që duhet t’i përdorin ato.

“Përveç faktit që një pjesë e tyre kanë hyrë të pakontrolluara qoftë në treg, qoftë nëpërmjet doganës, ne kemi marrë këtë fushatë bashkë me policinë e rendit dhe anti-kontrabandën, për të verifikuar subjektet që tregtojnë pa licencë, pa lejet përkatëse, i magazinojnë në vendet publike pa lejen përkatëse dhe në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi, do të bëhet bllokimi dhe sekuestrimi i tyre”.

Përsa i takon rritjes së çmimeve është vëzhguar tregu fruta-perime në sheshin “Avni Rustemi”. Legjislacioni tatimor kërkon që mallrat të shoqërohen me faturë tatimore, si dhe afishimin e çmimeve. Ky aksion dhe kontroll pritet të vazhdojë deri në ditët e fundit të vitit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti