Aksioni kundër informalitetit

Aksioni kundër informalitetit

17:00 11/09/2019

39 arrestime dhe 348 procedime

Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të aksioneve që janë zhvilluar gjatë verës në luftën kundër informalitetit. Gjatë muajve të fundit në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 1,764 subjekte të ndryshme, si lokale dhe hotele në bregdet, karburante, ndërtime pa leje, si dhe territore të pushtuara.

Janë liruar 55 hapësira publike me sipërfaqe totale rreth 40 mijë m², kryesisht në zonat bregdetare dhe janë proceduar në total 348 persona.

Deri tani janë arrestuar 39 persona, për vepra të ndryshme penale nga fshehja e të ardhurave deri tek ndërtimi pa leje edhe shkatërrimi i pronës. Po kështu janë proceduar 64 zyrtarë të administratës, ku 5 janë venë në pranga dhe 1 është shpallur në kërkim.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT