Meta: Folëm për aksionin në parlament, protestat dhe denoncimin e aferave korruptive

Opozita po përgatitet për një tjetër aksion kundër mazhorancës, pas humbjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit. Këtë të martë ish-kryeministri Sali Berisha priti në një takim në selinë blu, kryetarin e PL, Ilir Meta, i cili zgjati për rreth një orë. Pas takimit, Meta zbuloi temat e diskutuara, ku në fokus mbetet beteja me qeverinë.

Teksa Berisha shprehet i vendosur që protestat janë rruga e vetme për të rrëzuar qeverinë “Rama”, për Metën ky qëllim mund të realizohet edhe duke denoncuar aferat korruptive, ku sipas tij, përfshihet edhe qeveria.

Meta nuk preferoi të komentonte garimin e Lulzim Bashës për kryetar të PD zyrtare. Pas humbjes së pësuar në zgjedhje, PL dhe PD do të bëjnë një analizë në strukturat e tyre respektove dhe më pas do të analizojnë dhe se si ka funksionuar koalicioni “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore.

Klan News