Aksioni “pastrojmë Tiranën në një ditë”

Aksioni “pastrojmë Tiranën në një ditë”

17:25 14/09/2019

Veliaj: Të qenit europianë e kemi vetë në dorë

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, bashkia e kryeqytetit së bashku me qytetarë të shumtë morën pjesë në aksionin “Pastrojmë Tiranën në një ditë”. Për kryebashkiakun e Tiranës, nëse për hyrjen në BE e ka në dorë Gjermania, apo Holanda, për të mbajtur pastër kryeqytetin u takon banorëve të saj.

“Ca gjëra i ka në dorë Gjermania, Franca apo Holanda, por ca gjëra për të qenë europianë, i kemi në dorë vetë. Gomat, shishet, mbeturinat, të gjitha papastërtitë, nuk na i kanë sjellë armiqtë imagjinarë. Nuk na i ka bërë as greku, as serbi, as turku, i kemi bërë vetë. Tirana është sot dita me natën, ku e ku më e pastër, por duhet të jetë xixë, nëse duam të jemi realisht një vend evropian.”

Veliaj tha se qyteti nuk duhet të jetë i pastër vetëm në fillim të vitit të ri shkollor,por gjatë gjithë vitit.

 “Bashkia e Tiranës do të mikpresë konferencën “Kina +17”, me 17 kryetarë të kryeqyteteve nga Europa Qendore dhe Lindore. Në një vend që është pis nuk pret dot njerëz në mënyrë dinjitoze. Pastaj, do të jetë ministeriali i ministrave të Jashtëm të Mesdheut. Shumica janë njerëz që kanë në dorë fatin e Shqipërisë. Kur shohin që në Rinas goma të hedhura, pllaka të shqyera, rrugë të çara, zellin tonë për makina, lavazh, gomisteri, dhe shumë pak vëmendje ndaj mjedisit, u krijohet imazhi i një vendi shumë të prapambetur. Prandaj, kemi filluar një aksion pastrimi nga Rinasi deri në qendër të Tiranës. Besoj se edhe për Presidencën e OSBE-së, që do të kemi vitin tjetër, pastërtia, pastërtia, pastërtia, është kartolina më e bukur që mund të japim.”

Veliaj u ndal edhe tek ndërtimi shkollave të reja, për të cilat tha se këtë vit nxënësit e njësisë 9 do të ulen në ambiente të rikonstruktuara në shkollën “Servete Maçi”.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT