Nis heqja e depozitave të ujit në tarracat

Nis heqja e depozitave të ujit në tarracat

15:42 23/12/2019

Rrezikojnë strukturat e pallateve

“Me vendim të këshillit bashkiak, aksioni për heqjen e depozitave është shtrirë në të gjithë kryeqytetin. Një  task forcë e posaçme ka nisur aksionin për heqjen e tyre nga pallatet, pasi sipas inxhinierëve ato ishin të rrezikshme”.

Në fillim po hiqen depozitat nga pallatet e shpallur të pabanueshëm.

“Kemi koordinuar me kryetarët e njësive administrative, kemi punuar në njësinë 6 dhe 4 që janë dy nga njësitë që janë më të prekura nga tërmeti”, shprehet Eden Karanxha.

Ky është një nga 14 pallatet e shpallur si i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit, në ish -Kinostudio.

Banorët nuk kundërshtuan, edhe pse në pallatet e banuar mjaft prej tyre thonë se tani u duhet të përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

Bashkia e Tiranës ka lënë afat deri në 31 janar për heqjen totale të tyre dhe ka dhënë si alternative vendosjen e depozitave kolektive në katet e para.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, inxhinieret sinjalizuan autoritetet për rrezikun e depozitave mbi tarraca, pasi rrezikojnë strukturën e pallateve, për shkak se i kanë dhënë një peshë të shtuar asaj. Në këtë pallat në kombinat rrëzimi i depozitave shkatërroi një pjesë të ndërtesës.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi