Lako: Kemi sinjalizuar bashkitë që në Qershor

Të vonuar, por të domosdoshme e cilëson drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit aksionin për lirimin e plazheve publike, teksa bën përgjegjëse të situatës institucionet e pushtetit vendor. Lidhjet e kontratave mes bashkive dhe subjekteve, vrojtuesit e plazheve dhe kushtet mjedisore kanë qenë tre problemet e dala në pah nga monitorimi i bërë nga kjo Agjenci.

Lako na njeh edhe me bashkitë më problematike lidhur me masat e ndërmarra në këtë sezon veror.

Bashkia e Shkodrës, e Lezhës, Durrësit por edhe bashkitë e jugut. Mund të them se subjektet që kanë plotësuar kriteret më mirë kanë qenë subjektet që operojnë në qarkun e Vlorës”.

Ligji i ri për menaxhimin e vijës bregdetare dhe bregliqenore që pritet të depozitohet në kuvend në muajin shtator, ua heq bashkive administrimin e plazheve. Në draft diskutohet edhe krijimin e një ndërmarrje publike nën varësinë e pushtetit qendror, sipas modelit malazez.

Tv Klan