Aktivi i zgjeruar i degës së Partisë Demokratike Lëvizja Reformatore në qytetin e Durrësit. Ky aktiv është drejtuar nga deputeti reformator Ferdinand Xhaferri dhe është zhvilluar në prani të mjaft simpatizantëve të Lëvizjes Reformatore brenda Partisë Demokratike. Kanë qenë të pranishëm deputeti Genc Pollo, Ylli Vejsiu, Tritan Shehu dhe Dashamir Shehi.

Aktivi është hapur nga vetë deputeti Xhaferri i cili në fjalën e tij ka drejtuar përgjigjen dy pyetjeve thelbësore, pse humbën zgjedhjet lokale të 1 tetorit për të cilën ai ka fajësuar paaftësinë e lidershipit të Partisë Demokratike për zgjdhjet e 1 tetorit.

Ndërsa pyetjes se ku do të shkojmë, deputeti Xhaferri është përgjigjur se Partia Demokratike, Lëvizja Reformatore duhet me doemos të krijojë një strukturë të fortë në mënyrë që të fitojë në zgjdhjet parlamentare të vitit të ardhshëm./tvklan.al