Sekretari Organiziv i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Arton Muhaxheri, është larguar nga ky subjekt politik, për t’iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Siç raporton

Klan Kosova

, lajmin e bëri të ditur vetë Muhaxheri në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku shpjegoi largimin vjen si rezultat i shumë pakënaqësive të krijuara në vazhdimësi, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal, por sipas tij, vitin e fundit këto pakënaqësi kanë qenë të patolerueshme.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vetëvendosje.

Zëdhënësi i kësaj këtij subjekti politik, Frashër Krasniqi, u shpreh se Muhaxhirit dhe vajtja e tij tek PDK tregon mungesë parimesh.

“Është thjeshtë e pa vërtetë, absurde dhe qëllim keqe ta akuzosh VETËVENDOSJE! -n për “shtet-rrënim”, “mungesë demokracie”, etj. dhe njëkohësisht të përpiqesh të na bindësh që PDK -ja qenka subjekt demokratik, shtet – ndërtues, etj”,

 mësohet të jetë shprehur Krasniqi. /tvklan.al