Aktivistja palestineze, Ahed Tamimi është arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar. Shoqata Palestineze e të Burgosurve thotë se 22-vjeçarja është vënë në pranga gjatë natës në fshatin Nabi Saleh.

Ushtria izraelite tha për agjencinë e lajmeve AFP se dyshohet se e reja kishte kryer akte për veprën penale të “nxitjes së dhunës dhe aktiviteteve terroriste”.

Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se Tamimi u arrestua pasi bëri një postim në Instagram që kërcënonte se do të therte kolonët hebrenj në territoret e pushtuara.

Nuk është hera e parë që Tamimi arrestohet. Ajo u vu në pranga kur ishte adoleshente, në vitin 2018 me akuzën për sulm ndaj një ushtari dhe nxitje për dhunë në një video që u bë mjaft virale./tvklan.al