Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, i ka dorëzuar aktivistes serbe, Natasha Kandiq ‘Çelësin e Qytetit të Prishtinës”.
Lajmi konfirmohet nga vetë kryebashkiaku, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka ndarë foto me aktivisten dhe ka shkruar se ajo zgjodhi të qëndrojë në anën e së vërtetës.
Rama shkruan se Kandiq mori këtë çmim si një shenjë mirënjohje për përkushtimin e saj ndaj drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit.
Postimi i plotë i Përparim Ramës:
Nataša Kandić është një nga ato zëra të rrallë që nuk heshti, edhe kur bota zgjodhi të mbyllte sytë.
Me guximin e saj të palëkundur, ajo i dha zë dhimbjes, i dha drejtësi kujtesës dhe nder viktimave pa dallim kombi apo gjuhe.
Në kohët më të errëta, ajo zgjodhi të qëndrojë në anën e të vërtetës, duke rrezikuar gjithçka për një ideal më të madh: dinjitetin njerëzor.
Sot, pata nderin t’i dorëzoj Çelësin e Qytetit të Prishtinës, një shenjë mirënjohjeje për jetën që ia kushtoi drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit.
Puna dhe përkushtimi i saj na kujtojnë se pa e vërteta nuk ka paqe të qëndrueshme, as në Kosovë, as në rajon.
Në një ditë që për ne është shumë më tepër se një datë në kalendar, Prishtina i thotë: faleminderit!
Natasha Kandiq ka themeluar Qendrën për të Drejtën Humane në viti 1992. Qëllimi i kësaj qendre ishte dokumentimi i shkeljeve e të drejtave të njëriut të bëra përgjatë luftërave në zonën e ish-Jugosllavisë.
/tvklan.al