Vihen nën sekuestro pasuri të paluajtshme në pronësi të dy shtetasve shqiptarë dhe një italiani në vlerën e 1 milion Eurove, pasi dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal.

Pasuritë në pronësi të një çifti, burri italian dhe gruaja shqiptare, janë 6 apartamente në Pogradec dhe Tiranë dhe një njësi shërbimi po në kryeqytet. Pronat e tyre i kishin regjistruar në emër të nënës së gruas, pensioniste me banim në Pogradec.

Më herët, Guardia di Finanza i ka sekuestruar çiftit italo-shqiptar rreth 2 milionë Euro në Itali, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.

Tv Klan