Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari është gjobitur me 5 milionë Lekë të reja për organizimin e një aktiviteti politik në Maliq gjatë ditës së djeshme.

Policia njofton se aktiviteti është kryer në kundërshtim më aktin normativ të pandemisë.

Po kështu, me 1 milion Lekë të reja është gjobitur edhe administratorja e lokalit që lejoi organizmin e një aktiviteti të tillë.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anti-Covid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi . /tvklan.al