Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar gjoba ndaj subjekteve politike që nuk respektojnë masat anti-covid gjatë pandemisë.

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, kreu i qeverisë u tregua i ashpër me çdo politikan që zhvillon aktivitete publike.

“Kam parë që shkeljet janë transversele. Që të gjithë i bëjnë, që nga Presidenti, tek Partia Demorkatike, tek ndërmarrja e Presidentit edhe tek Partia Socialiste. Do të shikojmë edhe sanksionet për partitë politike pa asnjë përjashitm. Çdo lloj denoncimi që do të bëhet publik nga çdo lloj takimi i kujtdoqoftë do të ndëshkohet, dhe do ndëshkohet personalisht me gjobë ai që i bën këto takime. Unë personalisht jam shumë strikt për veten time dhe nuk ka arsye që të tjerët mos të bëjnë të njëjtën gjë se nuk është ndonjë çudi, është thjesht të zbatosh ligjin. Policia e Shtetit duhet të bëjë detyrën me të gjithë njësoj, nuk duhet të tolerojë askënd. Asnjë politikan, duke filluar nga ata të PS në qoftë se shkelin rregullat. Është e patolerueshme dhe është tërësisht e pasjellshme”, tha Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al