“Aktiviteti rus i sulmeve kibernetike nuk është pakësuar aspak që nga zgjedhjet e nëntorit, duke përfshirë sulmet kundër organizatave politike amerikane”, u shprehën për CNN, zyrtarët amerikanë mbi hetimin.

“Midis tentativave kibernetike ka qenë e përfshirë edhe kandidatja demokrate për presidente, Hillari Clinton. Përpjekja për njollosje të fushatës së Clinton rezultoi e pasuksesshme”, thanë hetuesit për CNN.

Përpjekjet thuhet se janë nga të njëjtët hakera rusë që fshihen prapa shkeljeve të organizatave të Partisë Demokratike në vitin e kaluar. FBI-ja ka zgjeruar hetimin e vazhdueshëm të hakerave rusë të përfshirë në tentativat e fundit.

Rusët “vazhdojnë t’i bëjnë të gjitha llojet e gjërave” ndaj organizatave politike amerikane.

Nuk është bërë akoma një marrëveshje. Ata vazhdojnë të angazhohen në këtë operacion. SHBA është duke u përpjekur të mbyllë aksesin në rrugët e ndryshme që rrezikohen nga sulmet kibernetike.

“Ka shumë për të bërë me shërbimet tona të sigurisë,” tha zyrtari. Në kushtet e hakmarrjes kundër Rusisë, ky person tha se një sërë opsionesh janë të vendosura mbi tavolinë, por çdo gjë është duke u konsideruar me kujdes për shkak se “tani për tani kjo është si lufta e ftohtë kibernetike dhe gjëja e fundit që mund të bëhet është kthimi në një luftë të nxehtë të shtënash. ”

Veprimtaria e vazhdueshme tregon se pavarësisht zgjedhjet u fituan nga Donald Trump, i favorizuar haptazi nga qeveria ruse, inteligjenca ruse nuk e ka amortizuar mbledhjen e saj në sistemin politik amerikan.

Zyrtarët amerikanë të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit besojnë se edhe me një president të ri, i cili konsiderohet më miqësor në Rusi, agjencitë e zbulimit rus do të vazhdojë të kryejë sulme të tilla kibernetike./tvklan.al