Një vatër zjarri është aktivizuar në Darëzezë të Fierit, në zonën e quajtur Pertiq. Sipas gazetares Anila Sefa, flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar pyllin me pisha.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje në përpjekje për të neutralizuar flakët, të cilat ndodhen pranë zonës së banuar. Në ndihmë të tyre janë angazhuar me mjete rrethanore edhe banorë të zonës./tvklan.al