Mbrëmjen e së dielës në vilën e dashurisë së  “Love Island Albania” hyri një vajzë e re. Vajza, Xhesika ishte ish e dashura e njërit prej konkurrentëve, Denisit, i cili edhe shkoi për ta mirëpritur por takimi mes tyre ishte si të ishin të panjohur, madje edhe u prezantuan. Iris, e cila u eleminua javën e shkuar nga spektakli, komenton këtë moment në “Rudina” në Tv Klan.

Iris: Më kanë shkrirë fare. Mezi po mbaja të qeshurat dje se isha edhe në prime live dhe thashë obobo, sa mirë e bënë! Po këta qenkan aktorë të lindur mi!

Ish-konkurrentja shton se mbeti e shokuar nga reagimet e tyre.

Iris: Nuk e di, kam ngelur vërtet e shokuar kur pashë që “ça bën, si je”, kështu sikur nuk njihemi fare, jemi takuar tani./tvklan.al