Aktorët e “Boeing Boeing” tregojnë sa herë janë puthur me njëri-tjetrin (Video)

Aktorët e “Boeing Boeing” tregojnë sa herë janë puthur me njëri-tjetrin (Video)

23:00 04/05/2019

Komedia “Boeing Boeing” është cilësuar si e jashtëzakonshme. Si rrallëherë kjo shfaqje është rikthyer në skenë disa herë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Vepra e autorit francez Marc Camolett me regji nga Kiço Londo erdhi në skenë nën interpretimin e aktorëve Gentian Zenelaj, Amos Muj Zaharia, Rudina Dembacaj, Alessia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Linda Jarani.

Mbrëmjen e sotme aktorët ishin të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan ku treguan detaje rreth shfaqjes. Aktorët thanë se deri tani janë shitur rreth 23 mijë bileta dhe se shfaqja është rivënë në skenë rreth 90 herë.

Ata po ashtu treguan se gjatë shfaqjes personazhet shkëmbejnë rreth 35 puthje në buzë me njëri-tjetrin, duke qenë se përmes saj tregohen aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me tre stjuardesa bukuroshe.

Sipas llogarive të drejtuesit të emisionit Ermal Mamaqi, gjatë 90 shfaqjeve aktorët kanë shkëmbyer 3220 puthje.

“O Ermal, nuk janë pak, janë 3220 puthje me gratë e botës

”, tha Gentjan Zenelaj.

/tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori