Në lagjen ku xhirohet seriali do të mbillen pemë për t’i dhënë frymë natyrës

“Çukur” po shkon drejt fundit. Në Turqi kanë mbetur edhe 3 episode për t’u  transmetuar dhe seriali mbyll rrugëtimin e tij. Por aktorët e prodhimit turk kanë ndërmarrë një nismë të veçantë me qëllim për të dhënë një mesazh për shikuesit.

Në lagjen “Çukur” të Stambollit do të ekzistojë edhe pylli me të njëjtin emër. Të gjithë pjesëtarët e kastit do të mbjellin nga një pemë ndërsa janë vetë aktorët që u bëjnë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Qëllimi i iniciativës  është që edhe natyra të ketë jetë dhe të jepet një mesazh për të zgjidhur krizën klimatike. Çdo person që dëshiron të bëhet pjesë e kësaj nisme mund të dërgojë një mesazh në telefon dhe pagesa e mesazhit do të përdoret për të blerë fidanë të ndryshëm.

Prodhimi i kompanisë së njohur Ay Yapim mbyll në fillim të Qershorit edhe sezonin e katërt dhe të fundit. Seriali për 4 vite mbajti të mbërthyer para ekranit një numër të madh shikuesish.

Edhe në këto episode të fundit ata po i qëndrojnë besnik “Çukurit” ndërsa ka edhe fansa që kërkojnë vazhdimin e historisë së serialit. Historia që zhvillohet në Stamboll është shpërndarë në shumë shtete të botës, mes tyre edhe në Shqipëri ku “Çukur” transmetohet premierë në TV Klan.

Klan News