Burg për aktorët e famshëm turq – TV KLAN

Burg për aktorët e famshëm turq

Një gjykatë në Stamboll ka dënuar të premten 13 të pandehur, mes të cilëve edhe aktorët Çağatay Ulusoy e Gizem Karaca sidhe këngëtarin Cenk Eren me nga 10 muaj burg për përdorim të lëndëve narkotike.

Rreth një vit më parë ata ishin dënuar me nga 4 vite e 2 muaj burg për të njëjtën akuzë. Vendimi i gjykatës ditën e mërkurë, përveçse u ul dënimin, shtyn implementimin e tij me 5 vite.

Aktorët ishin në mesin e 34 personave të arrestuar në një operacion anti-drogë në Stamboll, në Janar të vitit 2013, ndërsa më pas ishin lënë të lirë me kusht. Gjyqi ndaj tyre vazhdonte prej më shumë se 6 vitesh.

Aktorët kanë hedhur poshtë akuzat për trafikim droge, megjithëse disa prej tyre kanë pranuar se kanë përdorur drogë.

27-vjeçari Ulusoy, një prej aktorëve më të famshëm të serialeve turke, njihet në Shqipëri për rolin e Sarpit në serialin “I infiltruari”, transmetuar në Klan Plus. Ai aktualisht po xhiron një serial për gjigantin “Netflix”.

Ndërsa aktorja dhe modelja Gizem Karaca, ka luajtur shumë seriale, mes të cilëve edhe “Dashuri Pa fund”./tvklan.al

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*