Aktorët hollivudianë në Zonë e Lirë? Zbulohet e vërteta

Aktorët hollivudianë në Zonë e Lirë? Zbulohet e vërteta

23:03 04/10/2019

Kur pamë fillimisht të ftuarit e parë të puntatës së mbrëmjes së sotme “Zonë e Lirë”, menjëherë vumë re ngjashmërinë e tyre me aktorët e Hollywood Jason Stathman dhe Daniel Craig.

Në të vërtetë ata ishin Besnik Tefallari dhe shoku i tij austriak Max Fraisl, të ftuarit sozi të aktorëve të famshëm.

“Mbi 95 % e mesazheve që kam lexuar e kanë besuar që kjo që bëmë deri tani ishte e vërtetë, ndërkohë që ka një 5% që e ka dyshuar. Tani duhet thënë e vërteta. Falenderoj dy sozitë e aktorëve Jason Stathman dhe Daniel Craig, Besnik Tefallari një shqiptar që ka lindur në Berlin dhe shoku i tij austriak, Max Fraisl”, tha drejtuesi i emisionit Arian Çani.

Gjatë emisionit Besnik Tefallari tregoi se ai dhe miku i tij janë duke luajtur në një film aksion, një pjesë e së cilit do të xhirohet në Sarandë, por që nuk ka lidhje me dublimin e dy aktorëve Jason Stathman dhe Daniel Craig.

“Në film nuk kemi lidhje me dublimin e aktorëve Jason Stathman dhe Daniel Craig. Jemi duke xhiruar një film aksion, me produksion gjerman”, tha Tefallari./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi