Aktorët që janë “miniera e artë” e Hollywood

Posta

Aktorët që janë “miniera e artë” e Hollywood

09:05 22/09/2018

Të jesh i talentuar dhe i shkathët nuk mjafton për të patur sukses në Hollywood, por të jesh edhe sa më i dashur për publikun.

Në renditjen e hartuar nga “Box Office Mojo” mbi 20 aktorët që u kthyen në fenomen financiar në Holliwood, i pari në listë është Samuel L. Jackson, protagonist i filmit

“Pulp Fiction”

që ka arritur të mbledhë me filmat e tij shumën rekord prej 5.73 miliardë Dollarë. Filmi më i suksesshëm mbetet

“The Avengers”

që në total ka fituar 623.4 milionë Dollarë.

Në vendin e dytë është  Harrison Ford, i cili luan në Hollywood për më shumë se 40 vjet. Protagonisti i sagës së

Indiana Jones

, nëpërmjet filmave të tij ka sjellë  mbi 4.9 miliardë Dollarë.

Shumë i dashur për publikun, por në vendin e nëntë Tom Cruise, i cili në karrierën e tij gati 40 vjeçare është shfaqur në filma që kanë fituar gjithsej 3.9 miliardë Dollarë, dhe menjëherë pas tij Eddie Murphy, me fitime që kapin vlerën e 3.8 miliardë Dollarë.

Nuk mungojnë në listë as Johnny Depp në vendin e trembëdhjetë, Vin Diesel në vendin e 17 dhe Dwayne Johnson që renditet i fundit.

E siç mund të vihet re shumë të lakuar meshkujt, dhe e vetmja femër që arriti të konkurrojë me shifrat që ata sillnin nëpërmjet filmave të tyre është Scarlett Johansson me 4,3 miliardë Dollarë.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi