Aktori i njohur i “Game of Thrones” Charles Dance është kapur mat me të dashurën e tij të re bionde në plazh.

Ata janë fotografuar duke shkëmbyer puthje në mes të detit teksa bënin not. Nga fotot e publikuara nga mediat e huaja ata duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ajo që bie më shumë në sy është fiziku i aktorit. Pavarësisht se është 73 vjeç, Charles duket si një djalë i ri dhe më në formë se kurrë.

Edhe e dashura e tij shihet mjaft elegante e veshur me bikini zi dhe rozë, me një trup të tonifikuar dhe në super formë. /tvklan.al