Aktori i spektaklit të humorit “Klanifornia” që transmetohet çdo të shtunë në Tv Klan, Albano Bogdo, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të shkarkojnë aplikacionin “Klani im”. Nën petkun e rolit të “Gilbert Feviut”, Bogdo ka shpjeguar për të gjithë se çfarë është “Klani im”, duke thënë se ia mundëson që të shihet televizioni Klan nga telefoni pa pasur nevojë për të qenë pranë televizorit.

Menjëherë do ua rregulloj këtë fundjave me një superlajm që quhet “Klani im”. Çfarë do të thotë “Klani im”? Është një aplikacion që ju mund ta shkarkoni ne telefon, tablet e në pajisje të tjera elektronike. Aty brenda keni, Klan HD, Klan Plus, Klan News, Abc, Euronews, Syri Tv, SCAN, Klan Macedonia, Klan Music.

po ua tregoj shpejt e shpejt se çfarë është “Klani im”. Është një aplikacion që mund të ndiqni Klanin kudo që ndodheni, për shembull jeni në një taksi dhe nuk keni televizor e doni të shikoni mua, hapni “Klani im”. Jeni në restorant, ai tipi që keni dalë për darkë për çështje pune po u bezdis, hapeni e shikoni mua”, tha aktori.

Më tej ai u bëri thirrje që të gjithëve që ta kishin në telefonin e tyre aplikacionin, pasi do kenë mundësi të shohin televizionin Klan në çdo moment.

Kudo që jeni në këtë moment që ndodheni shkarkojeni menjëherë  në App Store dhe IOS, Klani Im. Shkarkojeni”, shtoi aktori.

Aplikacioni “Klani im” do të jetë në telefonat tuaj në Shqipëri dhe në mbarë botën nëpërmjet teknologjisë më të fundit të transmetimeve, platformës OTT. Kjo platformë është një shërbim mediatik që u ofrohet shikuesve kudo që janë nëpërmjet internetit, duke përdorur pajisjet tuaja telefon, tablet, laptop apo kompjuter.

Nëpërmjet këtij shërbimi nuk do të jetë më e nevojshme po ashtu që shikuesit të qëndrojnë të mbërthyer përpara televizorit për të parë programet e preferuara, por ato mund t’i shohin në çdo kohë, kur të dëshirojnë.

Një program direkt apo një serial që shihet në platformën OTT mund të ndalohet dhe të riniset aty ku ishte ndalur. Përmes OTT mund të vihen në regjistrim kanale, programet e të cilave mund të shihen në çdo kohë.

Me këtë platformë, programet e Tv Klan do të shfaqen tashmë jo vetëm në televizorë, por në çdo ekran tjetër të pajisjeve të ndryshme si telefonat smart me sistem Android apo iOS, tablet, laptop apo kompjuter, që tashmë janë në përdorim nga çdo moshë e kategori, por në mënyrë të veçantë nga të rinjtë. /tvklan.al