Varësia e tij ndaj alkoolit është e njohur në Hollivud. Ben Affleck ka vite që lufton, por rezultatet kanë qenë të pakta.

Mediat amerikane shkruajnë se 46-vjeçari është shtruar sërish në një qendër rehabilitimi për shkak të varësisë nga alkooli.

Babai i tre fëmijëve e ka pranuar edhe vetë se e ka të vështirë të ndahet nga ky ves. Në një postim në rrjetet sociale varësia nga alkooli është diçka që e ka trajtuar në të kaluarën dhe do të vazhdojë të ballafaqohet.

“Unë dua të jetoj jetën sa më të plotë dhe të jem babai më i mirë që mund të jem. Unë dua që fëmijët e mi të dinë se nuk ka turp në marrjen e ndihmës kur të keni nevojë për të ” – shprehej aktori.

Ai ka qenë i martuar për 10 vite me aktoren Jennifer Garner me të cilën u nda në vitin 2015. Miqtë e Aflek thonë se rënia sërish e tij në varësinë nga alkooli ka si shkak ndërprerjen e disa projekteve.

Ben Aflek ka fituar një çmim Oskar në vitin 1998 skenën më të mirë origjinale bashkë me mikun e tij Matt Damon për filmin “Will Hunting — Gjeniu rebel”.

Ai ka qenë protagonist edhe në filma si “Armageddon” dhe “Pearl Harbor”. Si regjistor suksesin më të madh e arriti në 2012-ën me filmin “Argo” i cili u vlerësua me 2 Golden Globe, 2 çmime BAFTA dhe një Oscar.

Tv Klan