Sexy simbol i të gjitha kohërave ruajti gjithnjë origjinalitetin

Lindur më 25 Gusht 1930, Sean Connery ka hyrë në memorien e publikut me rolin e James Bond, meritë e sharmit të tij seksual, edhe pse talenti i tij në aktrim u brohorit në interpretimet e mëvonshme në filma si ‘Emri i trëndafilit”, “Njeriu që do të bëhej mbret”, “Outland”, etj.

I gjatë, me zë imponues në përputhje absolute me personalitetin, aq sa dhe u vlerësua si njeriu më seksi i gjallë nga revista “People” në 1989. Connery interpretoi agjentin e famshem 007 shtatë herë dhe ishte nje bond krejt ndryshe, jo i sofistikuar, aspak njohës i verës dhe aq më pak i grave.

I rritur në varfëri në lagjet e Edinburgut, Connery nuk u përpoq kurrë të maskojë theksin e tij të papërpunuar skocez dhe preferoi birrën në vend të koktejeve apo martinit të famshëm e vodka të bondit.

Në karrierën e tij të gjatë, Connery u vlerësua me Oscar për portretizimin e një polici të ashpër në filmin  “The Untouchables”. Në vitin 1988 , mori tre  Golden Globe dhe  dy cmime BAFTA.

Tv Klan