Aktori i “Contagion”, tregon se si ky film parashikoi pandeminë e Covid-19


Aktori i “Contagion”, tregon se si ky film parashikoi pandeminë e Covid-19

08:20 22/09/2020

Gjatë kohës së karantinës, kur e gjithë bota u izolua nga përhapja e pandemisë së koronavirusit, filmi “Contagion” i vitit 2011, pati një shikueshmëri shumë të madhe. Në këtë film bëhet fjalë për një virus vdekjeprurës që u përhap me një shpejtësi maksimale në të gjithë botën. Për këtë arsye, njerëzit ishin të interesuar të shihnin filmin dhe të kuptonin më shumë rreth kësaj pandemie.

Aktori protagonist i këtij filmi “Contagion” Jude Law, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Jimmy Fallon”, ku ka folur për herë të parë se si ky film kishte parashikuar të ardhmen.

“Më dukej e çuditshme që njerëzit po e shikonin filmin në masë gjatë karantinës ndërkohë që është prodhuar në 2011-ën. Më kujtohen komentet e mjekve dhe virologëve që na këshillonin gjatë xhirimeve. Ata thonin që shpërthimi i një pandemie globale është vetëm çështje kohe. Tani ja ku jemi”, është shprehur aktori. /tvklan.al



Të ngjashme