Aktori i njohur turk, Serdar Gokhan, raportohet se ka paguar mbi 30 000 euro për të blerë vend për katër varre.

Sipas “HaberTurk”,  aktori 72-vjeçar ka blerë vend në varrezat e Zincirlikuyu, ndër më të famshmet në Stamboll.

Media turke thotë se për këtë vend ai ka paguar para sa për një shtëpi të vogël.

Serdar Gokhan, veteran i kinematografisë turke, u rikthye në vëmendje në Turqi pas roleve të tij në serialin Ertugurl (Sulejman Shah) dhe Mehmetçik Kut’ul Amare. Para se të rikthehej në Turqi në vitin 2005, Gokhan ka jetuar për disa vite në SHBA.

/tvklan.al