Ish-aktori i “Disney Channel”, David Henrie, ka kërkuar falje pasi u arrestua në aeroportin e Los Anxhelos për posedim të një arme.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, 29-vjeçari tha se armën e kishte marrë “

pa ndonjë qëllim

“.

Ai tha se ndihej “

i turpëruar dhe i sikletosur

” dhe falënderoi policinë e Los Angeles dhe stafin e sigurisë së aeroportit, shkruan “BBC”.

Henrie u bë i famshëm në serialin televiziv “Wizards of Waverly Place” sëbashku me këngëtaren Selena Gomez.

Fituesi i çmimit “Emmy” ka realizuar më shumë se 100 episode në “Disney”, nga viti 2007 në vitin 2012.

Aktori është i njohur edhe për një numër filmash dhe rolesh episodike në filma si “How I Met Your Mother” dhe “Arrested Development”.

Arma e tij, e raportuar si pistoletë 9 mm, ishte e mbushur kur u gjet në valixhen e tij në terminalin 2 të aeroportit, rreth orës 09.05, ditën e hënë.

Ndonëse ajo ishte armë me leje, Henrie nuk mund ta kalonte atë fshehurazi në aeroport, tha një zëdhënës i policisë./tvklan.al