Aktori i famshëm nuk pranon vajzën e tij 3-vjeçare - Tv Klan

Aktori i famshëm nuk pranon vajzën e tij 3-vjeçare


Aktori i famshëm nuk pranon vajzën e tij 3-vjeçare

12:49 15/10/2021

Ish-partnerja e aktorit të njohur Owen Wilson i ka befasuar të gjithë me deklaratën se ai nuk e ka takuar kurrë vajzën e tyre. Në një intervistë për DailyMail, Varunie Vongsvirates tha se ajo dhe Owen kishin një marrëdhënie në dukje solide dhe qëndruan së bashku për 5 vjet. Por gjithçka ndryshoi kur në jetë erdhi vajza e tyre në vitin 2018-n. Aktori kërkoi një test atësie për të vërtetuar që ajo ishte vajza e tij.

Ndonëse ai i ka mbështetur financiarisht prej 25 mijë dollarësh në muaj ai nuk ka pranuar asnjëherë ta takojë vogëlushen, e cila është tashmë i ka mbushur 3 vjeç dhe ka një ngjashmëri të dukshme me babain e saj. Aktori i Hollywood nuk e ka komentuar kurrë në media këtë situatë. Edhe pse refuzon ta takojë vajzën, ai është mjaft i përkushtuar ndaj dy djemve të tij, Robert Ford Wilson (nga lidhja me Jade Duell) dhe Finn Lindqvist Wilson.

Klan News








Të ngjashme